Vëllau i reperit Gjiko, ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë.

Arbër Gjiko është martuar me dashurinë e jetës së tij, e cila quhet Blerina Bokshi, shkruan Kosovarja.

Ata organizuan një dasëm madështore që të ngjante si në përralla, në mes të ftuarve të shumtë e një ambienti tejet luksoz.

Si në secilën dasëm ashtu edhe në këtë ata që morën më së shumti vëmendje ishin vet çifti, duke u pëlqyer e duke u komentuar pamja e tyre nga të gjithë.

E pëveç këtyre ishte edhe dikush tjetër që renditej në listën e top vëmendjes, e ata ishin çifti simpatik Gjiko dhe Elita.

Edhe këta dy dukeshin për mrekulli, ku çdo moment shfrytëzonin në këtë aheng familjar të tyre, e që dashuria dhe afërsia pranë njëri tjetrit nuk iu mungonte aspak.

Madje, as vallëzimeve nuk ia lënin keq fare, duke bërë atmosferë e duke vallëzuar me shumë dëshirë e entuziazëm.

Nga të gjitha videot që i kemi parë se si vallëzuan të dy, ne kemi ndarë një të vetme ku shihet Elita duke vallëzuar e duke u hallakatur, duke befasuar njëkohësisht dhe me qëndrimin e saj që as për dasmën e saj nuk është parë ashtu. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË