Epo kush ka pasur fatin të bëhet re e këngëtarëve të mirënjohura nuk iu ka shpëtuar dot ndjekjeve dhe fjalëve të mediave.

E njëjta po ndodhë edhe me renë e këngëtarës sonë, Remzie Osmanit, e cila edhe kur nuk po bën asgjë po përmendet sepse për të ka çfarë të thuhet, shkruan Kosovarja.

Gëzimja tani gëzon një jetë shumë të lumtur bashkëshortore me të birin e Remzies, Hamzën, të cilët gjatë këtyre muajve të fundit bërën një dasëm shumë të madhe ku me ditë të tjera prodhonte lajm.

Pas kësaj dasme, Gëzimen e shihnim pothuajse çdo ditë të veshur në veshje tradicionale, duke vizituar të afërmit e bashkëshortit e duke ia kënaqur zemrën vjehrrës.

Me një fjalë, kishte me çfarë ti ushqente mediat dhe publikun.

Tani, meqë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, ajo ka treguar hapur se nuk do të agjërojë pasi kanë marrë rrugën e Floridës së bashku me Hamzën për të shijuar muajin e mjaltit.

Nga aty po ndan shumë çaste e imazhe të bukura, ku ndër to iu prezantojmë edhe këtë tëfundit, ku edhe na bëri të kuptojmë se pozave ia ka fort mirë anën. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË