Këngëtarja e njohur Remzie Osmani pritet të bëhet gjyshe për herë të parë.

Këtë pritje të ëmbël po e përjetojnë me shumë emocione e gjithë familja, shkruan “Kosovarja”.

Pa dyshim, fokusi më i madh është tek ndryshimet e Gëzimes në periudhën e shtatzënisë.

Pasi që ajo është njohur gjithmonë për linjat perfekte të trupit, edhe në këto ditë Gëzimja po bën dritë me paraqitjet e saj.

Së fundmi në një foto që po qarkullon në Instgram, me komplete të bardha reja e Remzien po shkëlqen.

Se sa bukur iu është theksuar barku i fryrë, mund ta shihni në këtë fotografi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË