Dua Lipa, Nora Istrefi dhe Tayna padyshim janë tre personazhe, secila me karakteristikat e tyre në paraqitje.

Mirëpo, duekt se të treja vajzat, siç ka vënë re edhe “neWs31.al” së fundmi kanë veshur një aksesor, i cili duhet thënë se bie shumë në sy.

Dy muaj më parë, teksa ishte e ftuar në programin “Xing me Ermalin”, Nora istrefi u shfaq e veshur me një fustan të zi, të cilin e kishte shoqëruar me varsen Chanel të mbushur plot gurë.

Edhe rep-artistja Tayna zgjodhi të njëjtin aksesor, por duke e kombinuar në një mënyrë krejt ndryshe. Varsen Chanel ajo e kishte lidhur rreth belit duke e kthyer në një rrip. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në një koncert, varsen këtë here e kishte veshur Dua Lipa.

MUND TË JU PËLQEJNË