Lidha Demokratike ka propozuar nënkryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Kujtim Shala për president të vendit, në kuadër të tentimit për arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu thonë burime brenda LDK-së për KosovaPress, sipas të cilave kjo parti po insiston që në kuadër të marrëveshjes 6-4, të marrë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Po sipas këtyre burimeve, VV ende po heziton t’i jap këtë ministri LDK-së.

Përndryshe, gjatë javës që vjen pritet të vazhdojnë takimet LDK-VV.

Edhe pse bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës ndërmjet VV-së, e cila ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe LDK-së, janë duke vazhduar, të dy partitë nuk po arrijnë të zgjidhin nyjen, e cila po e bllokon arritjen e një marrëveshjeje për koalicionin qeverisës.

Kujtojmë se më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

MUND TË JU PËLQEJNË