Të jesh fytyrë publike rëndësi të madhe ka mënyra se si paraqitesh në publik. E këtij detaji të rëndësishëm estrada jonë mundohet maksimalisht ti përkushtohet duke tentuar të shfaqen sa më unik e të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshimet në pamje po i shohim dita-ditës tek këngëtaret tona, sidomos gjatë këtij sezoni, kur edhe angazhimet e tyre në mbrëmje muzikore janë të shumta. Njëra ndër këngëtaret që duket gjithmonë bukur dhe elegante, është edhe Vjollca Haxhiu.

Këngëtarja veçohet për stilin e veshjes dhe për kujdesin që i ka kushtuar vetës, duke e bërë të paraqitet gjithmonë e ‘freskët’.

E këndshmë dhe unike vjen edhe me imazhin e fundit. Me flokët kaçurrele dhe një grim të bukur, Vjollca mahnitë me pamjen si çdoherë tjetër./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË