Edhe dje si çdo të diel tjetër moderatorja Blerona Zeqiri me një dukje ekstravagante filloi programin “ Një kafe prej shpisë”, shkruan Kosovarja.

Përveç, dukjes së Bleronës që si zakonisht mori shumë vëmendje , e veçantë e këtij emisioni të djeshëm ishin edhe të ftuarit.

Filloi me këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu, e më pas për ta ëmbëlsuar me dy bukuroshet Arbnora Demaj e Vesa Smolicën.

Natyrisht secili në mënyrën e tij nuk hezituan të jenë sa më transparent e të afërt me publikun, duke zbuluar shumëçka për karrierën dhe jetën e tyre personale.

Për sukseset e tyre nuk kemi ç’të flasim. Që të tre janë mjaft të suksesshëm e të njohur për publikun kosovar.

Mund të themi lirshëm, se kjo ishte përzgjedhja më e mirë e mysafirëve që ka bërë ndonjëherë Blerona./ Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË