Sikur është bërë një lloj tradite që të gjitha nuset e estradës të përcillen dhe të pëlqehen për çfarëdo arsye.

Në fillim ishte reja e Shyhretes, Meritës, Shkurtes e tani radha i ka ardhur rejës së Remzies, Gëzimes, shkruan Kosovarja.

Duke u cilësuar si nusja më e bukur e vitit, që i respekton të gjitha traditat shqiptare, Gëzimja ia ka arritur që të zërë një vend të rëndësishëm tek një masë e gjerë.

Veçanërisht, pas martesës është duke u përcjellë në përmasa të mëdha, duke mos i ikur askujt ndonjë detaj sa i përket si veshjeve, paraqitjeve, dhe çdo gjë që bën asaj.

Meqë është vrulli i dasmave, ahengjeve familjare, Gëzimen e kemi parë të ketë marrë pjesë në shumë data të rëndësishme familjare.

Por, asnjëherë e veshur njëjtë, pasi në secilën pjesëmarrje të saj ndryshon fustanet, frizurën, duke ardhur çdo herë e më e veçantë.

Njëjta ndodhi edhe sonte, e cila me fustan të kuq e të gjatë e më përplot gur, Gëzimen e pasqyruan ende më të bukur dhe nusen më të rrallë, e cila me shumë gjasë është rregulluar për ndonjë dasëm. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË