Butrint Imeri sot publikoi projektin e tij të ri.

Butrint Imeri ka publikuar projektin “Hajt hajt”, të cilin e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Këngëtari këtë projekt e kishte paralajmëruar ditë më parë, përmes rrjeteve sociale, madje kishte zbuluar edhe një pjesë të tekstit.

“Ti m’ke rrejtë, ti m’ke rrejtë e kjo t’ka dhez. Pse m’ke rrejtë, pse m’ke rrejtë ti macë e zezë”, janë vargjet që i kemi dëgjuar në videon paralajmëruese.

Mirëpo, pas publikimit të këngës është vërejtur se ajo pjesë e këngës është larguar dhe kjo gjë i ka zhgënjyer fansat e Butrintit, të cilët në komentet e pyesnin përse e ka larguar atë pjesë.

MUND TË JU PËLQEJNË