Kush do që është bërë bashkëshortja e ndonjë këngëtari nuk iu ka shpëtuar dot fjalëve dhe shkrimeve.

Qoftë me apo pa dashje ato janë bërë pjesë e pandashme e mediave rozë, dhe emri i tyre është gjendur në secilin portal, shkruan Kosovarja.

Këtë fat të tillë e ka pasur edhe bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur Alban Mehmetit.

 

Fjolla Svirca është mjaft e përfolur dhe e komentuar për jetën dhe luksin që bënë dhe nuk ndalet asnjëherë.

Jeta e mirë dhe të ardhurat e njëpasnjëshme ia kanë mundësuar të krijojë një stil në vete dhe të dallohet nga shumë femra.

Ajo sa herë që del apo shfaqet diku, bënë përshtypje çdo herë për paraqitjet e saj, që iu kushton shumë rëndësi.

Së fundi, nuk ishte aspak më ndryshe, Fjolla u shfaq me një stil shumë të veçantë dhe të mrekullueshëm.

Por e gjithë kjo u harrua kur u pa se sa ishte e fokusuar duke shikuar në njërën anë, e se ku apo kujt ia lëshoi sytë kështu, këtë më së miri mund ta dijë ajo. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË