Këngëtarja e re dhe e talentuar Engjellusha Salihu, po bënë emër në muzikë me këngë të bukura që po i prezanton para publikut, shkruan “Kosovarja”.

Engjellusha, vajza e këngëtares Shyhrete Behluli, i ka kënduar kanagjegjit, fejeses, marteses, e madje edhe vjehrres.

Këngëtarja, që i ka dajtë nga Mushtishti e axhallarët nga Llapi, pos muzikës, e pëlqen fortë edhe çajin e rusit. Epo, të jesh nga Podujeva, e të mos e pëlqesh çajin, nuk është në rregull, shkruan “Kosovarja”.

Gjithsesi, këngëtarja e disa hiteve, është lindur e rritur në kryeqytet, në Prishtinë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË