Për vajzat që fillojn përgaditjet për dasmë në çdo cep të botës, pjesa më e veçantë është zgjedhja e fustanit të bardhë.

Fustani i nusërisë zakonisht është i gjatë, por këngëtarja e njohur, Vesa Luma n dasmën e saj para 4 vitesh kishte të veshur një fustan të veçantë.

Pas 4 vitesh martesë, ajo sot përmes një postimi në Instagram ka treguar se nga e gjeti frymëzimin për fustanin e saj të nusërisë. Ajo tregoi se u inspirua nga një prej modeleve në klipin “November Rain”.

“Nga momenti i parë që pashë këtë video legjendare, u betova se ky do të ishte fustani im i martesës… ose i ngjashëm”, është shkrimi që Vesa e ka lënë mbi videon e publikuar në Instastory.

MUND TË JU PËLQEJNË