Të gjithë e kanë dashur dhe e kanë adhuruar, por kjo gjë iu është shtuar dukshëm në këto vitet e fundit.

Është fjalë për grimeren më të njohur Njomza Martinaj, gjegjësisht të bijën e këngëtares sonë më të mirënjohur Shyhrete Behlulit, shkruan Kosovarja.

Njomza gjithmonë është cilësuar për punën dhe kujdesin e veçantë që ka treguar ndaj klientëve të saj.

Duart e saj të arta kanë bërë që çdo grua të dalë e kënaqur me punën e saj, dhe të kenë opsionin e parë kur bëhet fjalë për rregullime e frizura të ndryshme.

Përveç kësaj, Njomza po bën përshtypje edhe me bukurinë e saj, e cila dita ditës sa shkon e zbukurohet dhe arrin gjithmonë të jetë në top vëmendje.

Po erdhi me ndonjë video apo fotografi, nuk iu shpëton dot pëlqimeve e komenteve të ndryshme, duke pranuar gjithmonë fjalë të mira nga të gjithë.

Epo, nuk kanë faj, sepse Njomza vërtetë se po di si të vijë e të rregullohet, ashtu edhe sikur sot që po shkëlqen me rregullim e fustanin që ka zgjedhur të veshë në ndejën apo dasmën e radhës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË