Se kanë pranuar asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por të gjitha gjasat janë që Stresi dhe Keisi janë ndarë pas shumë vitesh së bashku.

Ata kanë hequr fotot me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por sigurisht që s’kanë munguar as deklaratat e thumbimet indirekte, mirëpo së fundmi nisën aludimet se reperi mund të ketë nisur një lidhje të re.

Shkas për këtë u bë një foto që Stresi postoi nga pushimet me mbishkrimin: “Duke dëgjuar Love Story: Per mu nuk o problem… si vazhdon se e kam harruar?”. Ndërkohë që vargu vijues i këngës është “Ti ik një tjetër vjen.” Fotoja në fjalë u fshi më pas nga reperi.

Faqja “Vipat e bllokut” ka postuar një video ku ku shfaqet Stresi në plazh me një vajzë bjonde. “Stresi me të dashurën e tij”, është shkruar në video dhe kjo ka ngjallur kureshtjen e të gjithëve.

Por vetë reperi ka reaguar me anë të disa videove në instastory dhe në njërën prej tyre është shprehur se nuk e ka idenë se për çfarë po flasin mediat, por u shpreh se i ndodh shpesh që shumë fanse e vajza shkojnë për të bërë foto dhe ai nuk i refuzon.

Pra Stresi nuk është në një lidhje të re.

MUND TË JU PËLQEJNË