Ka pasur ndikimin e saj në shoqërinë shqiptare, prej ditës së parë kur u iniciua si fushatë!

Me qëllimin parësor për të sensibilizuar gratë dhe vajzat në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, nisma e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëri bashkë shumë personazhe të njohur të jetës publike në vend, gra dhe vajza që shpesh i “takojmë” me imazhet e tyre në media si folëse lajmesh, në studio televizive, në skenë si këngëtare, si prezantuese, etj. Gjithfarë syresh janë përfshirjet e tyre profesionale, ama këtë herë kanë lënë pas çdo profil përmes të cilit i identifikojmë dhe janë bërë bashkë për një kauzë të madhe: Të ndërgjegjësojnë të gjitha gratë dhe vajzat që të drejtohen tek mjeku për ekzaminimin e gjirit, e për të kapur në kohë ndonjë problem të mundshëm.

Sepse parimi më i mirë i mjeksisë është: “Më mirë të parandalosh se ta kurosh një sëmundje”! Krahas aktiviteteve të zhvilluara edhe si apel ndaj grave e vajzave për të kryer kontrolle të vazhdueshme, ka nisur fushatën ku shumë gra të botës së medias i janë bashkuar këtij apeli. Nga gazetaret e mirënjohura si Genta Popa, Rudina Xhunga, Mirela Milori, Pranvera Borakaj, Jonida Maliqi, Ema Andrea, Bieta Sulo, Anila Basha e deri tek këngëtarja Manjola Nallbani. Përmes apelit të veçantë prej secilës prej tyre, ato kanë çuar mesazhe tek çdo grua, për të kryer sa më parë kontrollin e gjirit, sepse ky i fundit ndihmon në parandalimin e sëmundjes.

MUND TË JU PËLQEJNË