Shqipëria u rendit e 18-ta në “Eurovizion 2019” që u mbajt këtë vit në Izrael.

Mbëmë është mbajtur nata finale e edisionit të 64-të të festivalit “Eurovision” në të cilën doli fituese Holanda.

Në mbrëmjen finale performuan gjithsej 26 shtete, ndërsa Jonida Maliqi përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.

Shqipëria mori gjithsej 43 vota nga votat e shteteve, ndërsa 47 vota nga publiku, duke bërë kështu të renditet në vendin e 18-të.

Pas përfundimit të spektaklit, Jonida Maliqi rrugës për t’u kthyer në shtëpi, rrugëve të Izraelit ka rastisur në disa të rinjë të cilët e përshëndesnin këngëtaren shqiptare e cila ndodhet në makinë./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË