Rrallë i shohim femrat e estradës që publikojnë fotografi pa grim, e kur e bëjnë një gjë të tillë publiku shokohet. Grimi i tepruar po bën që këngëtaret tona të transformohen aq shumë saqë nuk ngjajnë me vetën, shkruan “Kosovarja”.

Janë të pakta fytyrat e njohura të ekranit që kanë guximin të shfaqen origjinale, kështuqë publiku mësohet duke i parë me grim dhe nuk e pranon lehtë ndryshimin, madje shpesh zhgënjehet.

Së fundi këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka befasuar me pamjen. Ajo shfaqet pa grim dhe natyrale, sa vështirë të njihet.

Por ajo nuk është e vetmja, shumë nga këngëtaret tona kanë marrë dhe vazhdimisht marrin kritika për përdorim të tepruar të grimit që po rezulton me zhgënjim të mijëra fansave që i ndjekin.

Megjithatë kujtojmë se Elvana është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe të dashura për publikun dhe këngët e saj gjithnjë priten mire./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË