Getoar Selimi është shumë i njohur.

Reperi i njohur Getoar Selimi, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të fundit muzikor “Malena”, në bashkëpunim me reperin Majk.

Ndërkohë, ai është shumë i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore të ndryshme, gjithandej trevave shqiptare.

Selimi është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, reperi ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet i veshur me një bluzë, e cila në pjesën e pasme kishte të stampuar një shkrim mjaft kontrovers.

Këtë imazh, ai e ka realizuar pranë veturës së tij luksoze, duke dashur të vë edhe më shumë në pah jetën luksoze që bën.

Përndryshe, tash e sa vite ai jeton me bashkëshorten e tij, Marina Vjollcën, në Tiranë, ndërsa shpesh është prezent edhe në Prishtinë për t’u takuar me familjarët.

MUND TË JU PËLQEJNË