Është unik, i pa krahasueshëm. Është Getoar Selimi.

Geti, mbetet edhe më tej numri një i repit në trojet shqiptare, ani pse jo më aktiv si një herë e një kohë, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse vetën e quan “baba i repit”, Getoar Selimi thotë se ka artistë të mirë në Kosovë, të cilët kanë karakteristika të veçanta dhe dinë të krijojnë gjëra të bukura.

Për suksesin e tij, ai thotë se formulë suksesi është vendimi që të jet reper i vërtetë, e jo fals.

Reperi, që aktualisht po jeton mes Kosovës dhe Shqipërisë, po jeton martesë të lumtur.

E, në planet e çiftit Geti-Marina, nuk duket dëshira për tu bërë prindër, kjo edhe për shkak të angazhimeve të tyre personale, shkruan “Kosovarja”.

 

MUND TË JU PËLQEJNË