Imazhe të ministrit Ismaili me familje Ai është ndër ministrat më aktiv në Qeverinë e Kosovës, të cilin e shihni duke diskutuar rreth çështjeve të ministrisë që drejton.

Fjala është për Uran Ismailin, i cili është në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Për aktivitetet e tij ditore jeni mësuar të dëgjoni thuajse çdo ditë në media, ndërsa për jetën private të Ismailit mbase dini pak, pasiqë ai është i rezervuar sa i përket jetës private.

Ministri Uran Ismaili është i martuar me Arizona Bërdynajn, me të cilën ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Çifti Ismaili jeton dhe vepron në Prishtinë. Uran Ismaili është lindur në vitin 1979, shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Prishtinë.

Studimet universitare i ka ndjekur në Universitetin Graceland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për psikologji, ndërsa studimet Master në Administratë Publike në Universitetin e Harwardit./21Media/.

MUND TË JU PËLQEJNË