Albina Kelemendi është këngëtarja pejane që kohët e fundit po i jep zjarr skenës muzikore. Dhe kjo jo rastësisht.

E talentuar, e bukur, e zgjuar janë këto tri virtytet më të fuqishme që gëzon Albina, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja Kelmendi gëzon një vokal të fortë të cilin po e shfrytëzon për ti sjellë këngë të bukura e të munguara publikut.

Por, ky vokal i Albinës paska rrënjë të gjata e të thella. Nuk është e vetmja që në familjen e saj ia thotë këngës së bukur shqipe.

Babai, nëna, motra janë po ashtu këngëtarët e familjes Kelmendi. Por këtij trungu artistësh familjar i bashkëngjitet edhe xhaxhai i saj Agroni, të cilin sot Albina e uron me disa fjalë të bukura.

“E nuk po muj o axhi jem me fol se pom mer malli per ket çifteli e per ket zo, urime ditlindjen jetofsh sa malet, e mos tu shert ky za kurr, love u agji”, ka shkruar këngëtarja duke na lënë të kuptojmë se familja Kelmendi posedon zëra e emra të mëdhenjë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË