Ozcan Deniz është një ndër aktorët më të pëlqyer ndër publikun shqiptar.

“Faruku”, i cili njihet me këtë emër në serialin, “Nusja nga Stambolli”, tashmë i ka dhënë fund kurorëzimit me Feyza Aktan.

Mediat turke sot kanë raportuar arsyen se pse ka ardhur deri ndarja e tyre pasi që u bën prindër të një fëmije.

Çifti gjatë një pushimi jashtë Turqisë, thuhet se janë fjalosur ashpër dhe kjo ka sjell pasoja në romancën e tyre.

Megjithëse bukuroshja ka bërë një hap pas, aktori nuk ka pranuar që t’i rikthehet zeshkanes dhe kështu gjithçka ka përfunduar përmes një seance të shpejtë gjyqësore.

Ndryshe, Deniz është duke punuar në projekte të reja filmike dhe në seriale, të cilat do t’i shohin në ekranet televizive. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË