Asli Enver (në serialin “Nusja nga Stambolli” luan rolin Syreaja) është e lindur në Londër, më 10 maj 1984 dhe ka jetuar atje deri në moshën 12 vjeç. Babai i saj është nga Qipro turke, emigrant në Britani, ku edhe u takua me nënën e aktores, e cila është nga Turqia, por ishte vendosur në Londër për studime.

Asli ka studiuar për aktrim. Mini-rolin e saj të parë e pat në filmin “Uzay sitkomu”. Më pas u bë pjesë e serialit “Hayat bilgisi”, ndërsa në “Kavak yeller” ju besua roli kryesor për 5 sezone dhe ja doli me sukses.

Asli ka vijuar me projekte të tjera në karrierën e saj si aktore, duke qenë pjesë e serialeve “Suskunlar”, “Kayip” apo “Dielli i dimrit”.

Seriali i fundit, në të cilin është angazhuar aktorja, është “Nusja nga Stambolli”, ku interpreton krah aktorit Ozcan Deniz.

Ajo nuk është vetëm një aktore e shkëlqyer, por edhe një këngëtare me zë të mrekullueshëm.

Që në moshë të re ajo ka konkurruar në një kompeticion muzikor në Londër, ku edhe ka dalë fituese.

Faruku – aktor, këngëtar, tekstshkures, regjisor

Ozcan Deniz (në Serilain “Nusja nga Stambolli” luan rolin e Farukut) është emër mjaft i njohur në Turqi. Është i lindur më 19 maj 1972, në Ankara.

Deniz është aktor, këngëtar, tekstshkrues dhe regjisor. Aktualisht, aktori është ndër më të paguarit në Turqi.

Karriera e tij artistike ka nisur që në vitin 1994 dhe numëron mbi 20 role në filma dhe seriale.

Ozcan Deniz ka fituar, gjithashtu, dhjetëra çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2017 ai interpretoi në rolin protagonist në serialin “Nusja nga Stambolli”. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË