Një mace që ishte zhdukur para gati 11 vjetëve është bashkuar prapë me pronaren e saj. Ajo kishte jetuar rrugëve, rreth 13 kilometra larg shtëpisë së pronares.

Macja me emrin Missy kishte ikur nga vetura e Eve McDonnell-it në vitin 2009 në Birmingham të Britanisë së Madhe. Pavarësisht kërkimit të gjatë, macen nuk e kishte gjetur askush.

Pronarja e maces tha se nuk mund të besonte që Missy, që tashmë i ka 17 vjet, ishte ende gjallë.

“Vazhdimisht kam menduar për të. Nuk mund t’i harrosh kafshët shtëpiake, janë të pazëvendësueshme”, tha ajo pasi u bashkua me macen.

Macja i kishte ikur nga vetura kur ajo ishte ndalur të blejë qumësht.

MUND TË JU PËLQEJNË