Kjo është situata më e fundit në Kinë, pas panikut nga lajmet e shpërndara në mediat online se koronavirusi po shpërndahet nga kafshët.

Shumë pronarë “gjak ftohtë” po i hedhin kafshët e tyre shtëpiake nga ballkoni ose po i vrasin.

Në disa foto të shpërndara në media shihen se trotuaret janë mbushur nga qen dhe mace të gjakosura dhe të ngordhura.

Rastet të tilla janë hasur në Tianjin City në Provincën Hebei aty ku shpërtheu edhe virusi. Por jo vetëm pasi qen dhe mace të hedhura nga lartësitë janë gjetur edhe Shanghai.

Një banor ka rrëfyer edhe një rast ku qeni ishte hedhur nga pallati nga pronarët e tij.

Ngjarja ndodhi në 4 të mëngjesit ndërsa zhurma e përplasjes së qenit mbi një makinë kishte krijuar idenë e një shpërthimi duke zgjuar të gjithë banorët e kompleksit të pallateve.

Ndërkohë organziata Botërore e Shëndetit thotë se: “Nuk ka prova që tregojnë se kafshët shtëpiake si macet dhe qentë mund të shpërndajnë koronavirusin”.

Studimet shkencore po punojnë për të gjetur shkakun prej nga e kishte prejardjen koronavirusi.

MUND TË JU PËLQEJNË