Kida është një nga zërat më unik të skenës sonë muzikore. Pa shumë zhurmë, ajo ka arritur të pozicionohet lartë e më lartë në tregun e muzikës vendore, duke krijuar shumë këngë hite dhe duke bërë një rrjet të tërë fansash, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja, ka adhuruesit më të çmendur, të atillë që e duan pa kufi dhe që bëjnë shumë për të. Vetë Kida, ka treguar të bëmat më të çuditshme të adhuruesve.

“Fansat i kam shumë të zjarrtë dhe shumë të dashur. Çdo veprim që e bëjnë për mua e vlerësoj pafundësisht, bëjnë shumë gjëra interesante dhe të veçanta. Do të veçoja një gjest shumë të bukur që ka bërë një fanse e imja nga Mitrovica, e cila kishte ditëlindjen dhe në tortën e saj kishte vënë foton time. Unë isha në studio dhe ajo erdhi surprizë bashkë me tortën, ndërkohë që më bëri dhuratë edhe një byzylyk”, ka thënë Kida, transmeton Kosovarja”.

“Ka qenë një surprizë shumë e bukur për mua, ndërkohë që ditëlindja ishte e saj. Dhurata ime ishte urimi live si dhe foto e video qe ne realizuam së bashku”.

MUND TË JU PËLQEJNË