Horoskopi ka lajme të mira

Dashi

Gjatë kësaj jave do merrni frytet e gjithë punës që keni bërë dhe
do ndiheni më krenarë për veten. Ka mundësi që jeta profesionale të hyjë në një
fazë akoma më të privilegjuar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni mjaft mirë me
partnerin dhe do flasin më shumë me njeri-tjetrin. Duhet ta dini se komunikimi
është baza e një lidhjeje. Ju beqarët do takoni pasionin së bashku me një
dashuri të re. Shijojeni sa më shumë pa menduar sesa do të zgjasë. Në fund të
fundit jeta është shumë e shkurtër. Përfitoni nga mbështetja e planetëve për të
rregulluar problemet me financat. Nga fundi i javës mund të bëni edhe pak më
shumë shpenzime. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Ruani një ekuilibër
ushqimor dhe shmangni kafen dhe çajin. Në punë do filloni një projekt të ri. Përgatiteni
rrugën drejt suksesit.

Demi

Shfrytëzojeni në maksimum çdo moment gjatë kësaj jave dhe bëni atë
që do ndieni. Po u treguat bujarë dhe nga ana tjetër serioze në punë çdo gjë do
ju realizohet si e keni menduar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë
shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e
privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni
një javë të mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por
shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni
hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do
jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me
mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.

Binjakët

Kjo javë do jetë më e qetë për ju. Do jeni shumë më kreativë dhe
më origjinalë. Dëgjojeni zemrën, besojini vetes dhe aftësive tuaja sepse do
dilni të fituar. Disa planetë do e mbrojnë marrëdhënien tuaj në çift. Do kaloni
dite mjaft të bukura dhe të lumtura. Nëse keni menduar për një fëmijë kjo është
periudha e duhur. Ju beqarët më shumë sesa për dashuri do keni nevojë për
qëndrueshmëri dhe qetësi. Yjet do ju ndihmojnë. Financat do hyjnë në një
periudhë mjaft të favorshme. Mos u bëni të paduruar sepse përmirësimi do vijë
dalëngadalë. Rezistenca fizike nuk do jetë shumë e mirë. Merruni me ndonjë lloj
sporti dhe çlodhuni sa më shumë. Optimizmi që keni në punë do ju çojë në rrugë
të mbarë. Do keni edhe më shumë ambicie.

Gaforrja

Komunikoni, shprehini ndjenjat dhe mendimet dhe gjërat do ju ecin
edhe më mirë gjatë kësaj jave. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të
përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do ja bëni qejfin për çdo gjë dhe në
fundjavë do ju duket sikur s’keni pasur ndonjëherë probleme. Ju beqarët do keni
një takim dhe mbase edhe një lidhje. Kujdes mos u jepni menjëherë sepse nuk do
jetë e qëndrueshme dhe do vuani. Dashuria e vërtetë do vijë pak më vonë.
Financat do jenë për mrekulli dhe ju do bëni blerjet që keni menduar. Tregohuni
edhe pak të matur. Për sa i përket shëndetit do jeni të nervozuar dhe të
stresuar. Mundohuni të çlodheni herë pas here. Në punë do filloni këtë jave një
projekt të ri dhe do ja dilni me sukses.

Luani

Këtë javë duhet të reflektioni më gjatë, të vendosni prioritete
dhe të mos nxitoheni. Gjatë fundjavës mund të ndiheni edhe pasa të turbullt në
mendime. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit ajo ka lënë për të
dëshiruar duhet të flisni me partnerin dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet.
Mos prisni një ndryshim të menjëhershëm sepse gjërat bëhen dalëngadalë. Ju
beqarët do mundoheni të fitoni më shume lek në mënyrë që të krijoni një lidhje
serioze apo të martoheni. Ky është prioriteti juaj këtë periudhë. Të gjithë
duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume lek dhe të bëni pak
ekonomi. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në
punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me
rëndësi.

Virgjëresha

Venusi do ju nxitë t’i shprehni dhe t’i mbroni idetë tuaja gjatë
kësaj jave. Do ndiheni edhe më të bindur për hapat që do hidhni dhe më të
motivuar në çdo fushë. Për ju të dashuruarit do nevojitet vetëm një shtyse e
vogël që marrëdhënia me personin e zemrës të shkojë për mrekulli. Duhet të
tregoheni pak me inteligjente dhe do e kuptoheni se çfarë ju mungon. Ju beqarët
do keni shumë nevojë për t’u dashuruar. Përgatituni për një takim të
rëndësishëm i cili mund t’ju ndryshojë edhe jetën. Financat do jenë të
qëndrueshme, por nuk pritet ndonjë përmirësim i madh. Shëndeti do jetë shumë i
mirë. Mundohuni të lini duhanin dhe të pakësoni konsumimin e alkoolit.
Projektet profesionale do fillojnë të marrin formë. Do jeni të aftë të kaloni
çdo pengesë që do ju dalë para.

Peshorja

Marsi nuk do ketë ndikimin më të mirë në jetën tuaj gjatë kësaj
jave dhe ka rrezik që gjërat të mos ju ecin si i keni planifikuar. Do
nxitoheni, nuk do ua vini veshin të tjerëve dhe mendjemadhësia do ju çojë në
rrugën e gabuar. Sipas Dritare.net, në jetën tuaj në çift do keni disa
keqkuptime. Për t’i rregulluar ato duhet të jeni më të hapur dhe të flisni më
shume me partnerin. Për ju beqarët do ketë ndryshime të rëndësishme. Mund të
kthehet në dashuri edhe një miqësi juaja e vjetër. Për sa ju përket financave
priten ditë të mira. Planetët do ju mbështesin. Shëndeti nuk do ketë probleme
sepse ju do kujdeseni më shume për të. Pas gëzimeve nga sukseset e jetës
profesionale mund të kaloni edhe disa momente mërzitjeje. Tregohuni të duruar
gjithmonë sepse do fitoni.

Akrepi

Mundohuni të merrni ndonjë ditë lejë gjatë kësaj jave dhe të
shkoni jashtë qytetit tuaj. Do çlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriçohen
idetë. Nëse jeni në një lidhje mos u bëni impulsive dhe mundohuni të ruani
ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin. Gjithsesi java
nuk do ketë probleme të mëdha. Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën
shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse
nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha
këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni
duarbosh. Disa ditë mund të keni dhimbje koke por nuk duhet ta teproni me
medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.

Shigjetari

Marsi dhe Venusi do lëshojnë valë të mira këtë javë. Ata do ju
ndihmojnë profesionalisht dhe do ju nxitin të tregoheni më të dashur. Asnjë
planet nuk do influencojë mbi lidhjen tuaj në çift, por kjo nuk do të thotë që
punët do shkojnë keq. Do jeni plot sharm dhe dëshirë për të jetuar. Edhe
partneri do ju trajtojë mirë këtë javë. Ju beqarët do flirtoni shumë dhe do
keni takime. Do kaloni një javë të mirë, por nuk do ketë gjëra serioze.
Financat nuk do jenë të mira. Shëndeti do ketë disa probleme dhe ju duhet të
kujdeseni më shumë. Mundohuni të mos stresoheni dhe flini më shumë.
Perspektivat në punë janë shumë të mira. Përpiquni dhe pak më shumë dhe do
arrini atje ku doni.

Bricjapi

Jepini fund rebelimit dhe mos ju kundërvini të gjithëve gjatë
kësaj jave sepse do gaboni. Nga ana tjetër idetë që keni në mendje shprehini pa
u druajtur. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e mirë. Debatet dhe
konfliktet rrezikojnë të prishin lidhjen tuaj. Nëse tregoheni pak më tolerante
dhe të kuptueshëm situata dhe mund të ndryshojë. Ju beqarët mund të krijoni
edhe një lidhje gjatë kësaj periudhe e cila do ju japë shumë sadisfaksion. Fati
do ju shoqërojë çdo ditë në sektorin financiar. Më të privilegjuarit do jenë
ata të fushës ekonomike. Shëndeti nuk do jetë ai që do dëshironit. Do ndjeheni të
lodhur, të stresuar dhe mund të keni edhe dhimbje koke. Edhe në punë do keni
fat me shumicë. Mos hezitoni të merrni edhe rreziqe.

Ujori

Këtë javë energjia do ju rrethojë gjithë kohës dhe do ndiheni për
mrekulli. Gjithçka do ju ecë në drejtimin perfekt. Për të dashuruarit kjo do
jetë një periudhë mjaft e mirë për të reflektuar mbi lidhjen që keni.
Vazhdimësia e saj do varet nga mënyra sesi ju silleni dhe veproni. Ju beqarët
do keni më shumë se kurrë dëshirë të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe të
fortë. Do jetë një periudhë me shume fat për ju. Sektori i financave do jetë i
mbrojtur dhe ju do keni mundësi t’i shtoni ato. Mos bëni shumë shpenzime.
Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mirë. Bëni kujdes me ushqimin dhe mos
hani çdo gjë që ju del para. Në punë do bëni hapa përpara. Do jeni shumë
dinamike dhe me besim në vetvete.

Peshqit

Planetët do sjellin butësi dhe progres në jetën tuaj në çift gjatë
kësaj jave. Nga ana tjetër me anë të forcës së dashurisë do mund të rregulloni
edhe disa probleme. Nëse jeni në një lidhje i njëjti planet do të mbrojë
lidhjen tuaj. Nuk do e lini më pas dore partnerin dhe gjërat nuk do
përkeqësohen. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë, por
ju duhet të jeni më të hapur. Ai që do e bëjë zemrën tuaj të rrahë fort mund të
jetë dhe personi me të cilin do kaloni jetën. Mos e teproni me shpenzimet këtë
javë sepse financat do jenë të dobëta. Me shëndetin duket se nuk do keni
probleme. Edhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje zemre do kenë përmirësime. Në
punë do kërkoni rritje rroge, por nuk do merrni ende një përgjigje.

MUND TË JU PËLQEJNË