Siç duket disa nga shenjat e horoskopit nuk janë të lindura të kenë një romancë të gjatë me dikë, pasi që mërziten shpejt nga lidhje dhe vendosin të heqin dorë.

Nëse dëshironi të jeni më të kujdesshëm se me kë lidheni dhe nuk dëshironi të dëshproheni nga lidhjetafatshkurtra atëherë ju njohim me 4 shenjat e horoskopit, të cilat mërziten shpejt nga lidhjet.

Katër shenjat e horoskopit që mërziten nga lidhjet:

Dashi
Dash ka kaq shumë energji dhe entuziazëm sa mund të mërzitet shpejt nga një marrëdhënie. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se është e pamundur për ta të kenë një lidhje jetëgjatë dhe të lumtur, por është sfidë e vazhdueshme që kërkon shumë përkushtim nga ana e një Dashi.

Binjakët
Kjo është shenja e parë që ka nevojë për varietet, opsione, ndryshime dhe liri. Ata janë më të ngadaltit kur vjen puna te përkushtimi për një marrëdhënie të gjatë, por të parët që largohen kur mërziten. Një Binjak do të flirtonte dhe do të pyeste dikë tjetër pa menduar se është në një lidhje.

Shigjetari
Disa njerëz janë shumë të lumtur edhe nëse qëndrojnë në shtëpi dhe nuk kalojnë kurrë kufirin e qytetit të tyre, por jo një Shigjetar. Ata duan të shohin botën dhe janë gjithnjë në kërkim të gjërave të reja, qofshin ato vende, mundësi apo njerëz. Mërziten shpejt me partnerët, por nëse doni t’i keni pranë përgjithmonë bëni diçka ndryshe me ta.

Ujori
Ujorët s’kërkojnë asgjë tjetër përveç lirisë. Shenja më origjinale e zodiakut mërzitet shpejt kur lidhja kthehet në tradicionale. Një këshillë për çiftin tuaj do të ishte: jepini hapsirë njëri tjetrit! Nëse mërziteni nga një lidhje, nuk ka asnjë rregull që do t’ju mbajë me zor aty. Mund të jeni të lirë me kë zgjidhni ju.

MUND TË JU PËLQEJNË