Pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat, kanë filluar edhe shakatë nëpër rrjete sociale. Një fotografi e tij po e bën xhiron në rrjete sociale.

Qytetarët kanë filluar ta publikojnë një fotografi nga Kuvendi Zgjedhor i LDK’së, ku fytyrat e anëtarëve të tjerë të kësaj partie janë zëvendësuar me atë të Mustafës, i cili shihet duke duartrokitur dhe buzëqeshur.

Ndryshe, Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë.

Me shumicë votash, delegatët e LDK-së vendosën që Isa Mustafa të jetë përsëri udhëheqësi i partisë. Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajtë me dyer të mbyllura për publikun./Express

MUND TË JU PËLQEJNË