Ledina gjendet në pushime me familje.

Këngëtarja Ledina Çelo bashkë me familjen e saj, është kthyer nga Gjermania për të kaluar disa ditë pushimesh në plazhet e jugut.

Ajo nuk ka kursyer fotografitë e postuara në rrjetet sociale, ku ekspozon linjat perfekte trupore.

E veshur me bikini të bardha ajo pozon nga hoteli ku ndodhet, teksa në sfond shihet e bija.

“Kohë e mrekullueshme në vendin tim të bukur! Verë 2019! Pushime, plazh, Shqipëri”, shkruan Ledina.

Këngëtarja është martuar në vitin 2009 me ish-kampionin e kickbox-it Naim Kabashi dhe jetojnë në Gjermani. Çifti ka dy fëmijë, një djalë me emrin Erlis 7 vjeç dhe vajzën Periana, 4 vjeçe.

MUND TË JU PËLQEJNË