Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ-ja.

Janë procesuar 95.88 për qind të votave. Sipas këtyre të dhënave që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197 mijë e 966 vota apo 25,79%.

Nga 95,88% e vendvotimeve të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Kamenicë, Vushtrri, Hani i Elezit dhe Obiliq.

Lexo edhe:

Në Prishtinë, Vetëvendosje ka marrë 37,18% ose 37 mijë e 56 vota.

Në Gjilan, 39,52% ose 17 mijë e 755 vota

Në Ferizaj, 34,31% ose 16 mijë e 682 vota

Në Prizren, 26,31% ose 15 mijë e 994 vota

Në Kamenicë, 30,73% ose 4 mijë e 367 vota

Në Vushtrri, 33,37% ose 10 mijë e 468 vota

Në Han të Elezit, 36,62% ose 1 mijë e 278 vota

Në Obiliq, 25,02% ose 2 mijë e 947 vota

MUND TË JU PËLQEJNË