Çdo herë e më shumë njerëzit janë duke zgjedhur të punojnë nga shtëpia, duke menduar se do të jenë më fleksibilë dhe më efikas në punën që bëjnë. Mirëpo a është duke shkaktuar dëmë ky fenomen në mirëqenien e njerëzve?

Seana Bland-as kjo gjë iu është dukur si një ide e mirë në fillim. Mirëpo pas dy viteve, znj. Bland – drejtoreshë e editimit për një kompani, thotë se puna në shtëpi e kishte izoluar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Experess.

Kur ju punoni nga shtëpia, nuk dëgjoni kolegë duke folur, nuk mund të konsultoheni me ta dhe do të mësoheni të bëni punë vetëm në ambiente të qeta. Një ndër mënyrat kryesore të lidhjes dhe socializimit në mes të njerëzve është puna dhe ambientet e punës, dhe kur ju heqni dorë nga ky ambient ju automatikisht heqni dorë nga socializimi me njerëz të rinj.

Në Britaninë e Madhe 4.8 milion njerëz punojnë nga shtëpia. Mirëpo sipas Frances Hollis- një profesor në një universitet personat, të cilët zgjedhin shtëpinë si vend pune do të kenë probleme që shfaqen me kalimin e kohës. Disa nga këto efekte negative janë: shfaqja e depresionit, ankthit, stresit, izolimi, mungesë e disiplinës së punës dhe vështirësi në krijimin e kufirit në mes të punës dhe jetës.

Në shumë hulumtime të bëra, njerëzit që kanë vite që punojnë nga shtëpia pohojnë se kanë vërejtur këto efekte negative dhe nëse u jepet mundësia do të pranonin të riktheheshin në ambientet e zyrave të punës. /Gazeta Express.

MUND TË JU PËLQEJNË