Nëse e doni punën që bëni, pa dyshim që edhe sukseset nuk do të mungojnë.

Pa marrë parasysh se ku dhe çka punoni, nëse keni përkushtim në atë që bëni, ngritja në pozitë mund të arrihet shpejt.

Mirëpo, ngritja në pozitë nënkupton përgjegjësi dhe sfida të reja për të cilat nevojitet përgatitje paraprake që të mos bëni gabime në hapa. Akademi Pune ju sjellë me disa këshilla para se ta pranoni ngritjen në pozitë.

Rishqyrtoni gatishmërinë tuaj për pozitën e re

Mos nxitoni të jepni përgjigje pozitive që në fillim. Duhet të jeni i sinqertë me veten, rishqyrtoni se pse pikërisht ju jeni përzgjedhur për atë pozitë dhe nëse posedoni aftësitë e kërkuara. Pozita e re kërkon përgjegjësi të reja. Prandaj, vlerësoni mirë situatën, përgatitjen tuaj profesionale dhe emocionale para se ta pranoni pozitën e re në kompani.

Në pozitën e re mund t’iu delegohen detyra me rëndësi më të theksuar që kërkojnë qasje të një udhëheqësi. Ky tranzicion në pozitën e udhëheqësit mund të jetë mjaft sfidues si për ju, ashtu edhe për ekipin tuaj të punës.

Kuptojeni se kush janë njerëzit me të cilët do të punoni nga afër

Në pozitën e re, do të punoni edhe me njerëz të rinj që mund t’ju shohin më shumë si konkurrent se sa kolegë pune. Prandaj hulumtoni paraprakisht se nga kush do të rrethoheni në pozitën e re, në mënyrë që ta keni një pikëpamje më të mirë për ta dhe ta filloni bashkëpunimin me qasje të duhur.

MUND TË JU PËLQEJNË