Lori Hoxha duket se e ka vërtetë qejf “Ask a question” të Instagramit.

Ajo shpesh ndërvepron me ndjekësit falë opsionit. Prej kësaj të fundit, kemi zbuluar mjaft gjëra për Lorin që nuk i dinim.

Jo vetëm për Lorin në fakt, por për shumë personazhe të tjerë gjithashtu. Lori e ka bërë sërish “intervistën” virtuale ku mirëpret pyetje nga të gjithë dhe zgjedh cilave t’i përgjigjet.

Kësaj here, mësuam akoma më shumë gjëra që nuk i dinim për të, ose i dinim gabim. Mesa duket Lori qenka e lodhshme, t’i lodh trutë sipas motrës së saj Sarës.

Gjithashtu, me gjithë koleksionin e pafundëm të rrobave, ajo sërish ia “vjedh” rrobat motrës së saj të vogël, Redias.

Ja çfarë tjetër zbuloi Lori në Instagram për veten.

– Lori Hoxha nuk mendon asnjëherë për kaloritë përpara se të konsumojë ushqimin.

– Lori Hoxha është zhvendosur në Londër për të përfunduar studimet.

– Lori Hoxha preferon të qëndrojë në shtëpi dhe të mos shkojë në festë.

– Lori Hoxha nuk shkon në palestër.

– Lori Hoxha nuk do t’ia dijë për komentet negative në rrjetet sociale

– Lori Hoxha nuk është kurrë vonë!

MUND TË JU PËLQEJNË