Apple ka prezantuar më 12 shtator tri modele të reja të telefonave të mençur – iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR.
iPhone XS dhe iPhone XS Max, që përbëjnë dy modelet më të avancuara, do të dalin në shitje më 21 shtator.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone XS (versioni me 64GB) do të kushtojë 999 dollarë, apo 858 euro, kurse iPhone XS Max (versioni me 64GB) do të kushtojë 1.099 dollarë, apo 944 euro.

Por, sa do të kushtojnë dy modelet e reja të iPhone në vendet kryesore të Evropës?

Në Gjermani, iPhone XS do të kushtojë 1.149 euro, ndërsa iPhone XS Max do të kushtojë 1.249 euro, ashtu sikurse edhe në Austri.

Në Zvicër, iPhone XS do të mund të blihet për 1.199 franga zvicerane, apo 1.065 euro, ndërsa iPhone XS Max për 1.299 franga apo 1.154 euro.

Në Angli, iPhone XS do të kushtojë 999 funte, apo 1.122 euro, ndërsa iPhone XS Max do të kushtojë 1.099 funte, apo 1.234 euro.

Në Itali, iPhone XS do të mund të blihet për 1.189 euro, kurse iPhone XS Max për 1.289 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone XS do të jetë 1.159 euro, ndërsa iPhone XS Max do të kushtojë 1.259 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.

Tash për tash nuk dihet se sa do të kushtojnë iPhone XS dhe iPhone XS Max në Kosovë dhe Shqipëri, e as se kur do të dalin në shitje.

MUND TË JU PËLQEJNË