Vetullat e plota i japin fytyrës suaj një pamje tejet tërheqëse. Nëse vetullat tuaja janë shumë të holla, mos u shqetësoni sepse ju mund ta zgjidhni këtë problem me ndihmën e disa metodave natyrale në shtëpi. Hiqni dorë nga lapsi i vetullave dhe filloni të përdorni këto vajra:

Vaj kokosi

-Zhyteni pambukun në vaj

-Vendoseni pambukun në vetullat tuaja.

-Mbajini vetullat me vaj gjithë natën dhe pastrojini në mëngjes.

-Ju mund ta përdorni vajin e kokosit çdo ditë, por edhe përdorimi disa herë në javë i tij jep rezultate të konsiderueshme.

Vaji i kokosit zvogëlon humbjet e proteinave dhe i bën vetullat tuaja më të forta. Acidi jalurik i pranishëm në të vepron si një agjent anti-mikrobial, duke parandaluar infeksionin e gjëndrave të flokëve.

Vaj Ulliri

-Merrni një pikë vaj ulliri në majat e gishtave tuaj dhe masazhojeni atë në vetullat tuaja.

-Mbajeni për 1-2 orë dhe fshijeni nga vetullat me ujë dhe copë të pastër.

Duhet bërë të paktë një herë në ditë për të parë rezultate brenda disa javëve.

Vaj Bajamesh

-Masazhojeni vajin në vetullat tuaja. Mbajeni gjatë gjithë natës dhe lajeni në mëngjes.

MUND TË JU PËLQEJNË