Doni të keni vetulla të trasha? Ne kemi disa këshilla të thjeshta.

Filloni përgatitjen me lëkurë të pastër, dhe vetulla të thara, transmeton Telegrafi.

Hapi 1: Poziciononi brushën përgjatë njërës anë të hundës për të gjetur se ku duhet të fillojnë vetullat në mënyrë ideale.

Hapi 2: Bëni një kënd nga hunda deri tek qoshja e jashtme e syrit për të parë se ku duhet të përfundojnë vetullat në të vërtetë.

Hapi 3: Krihni vetullat me një brushë për krehje. Kjo ju ndihmon që të shihni formën që doni të bëni dhe të shihni se cilat pjesë janë të pabarabarta.

Hapi 4: Përdorni lapsi kufizues për t’iu dhënë vetullave një formë natyrale, mbushni ngadalë zonat e rralla me laps. Zgjidhni ngjyrën që përshtatet me vetullat dhe ngjyrosni ato.

Hapi 5: Përdorni një brushë për formësim dhe përdorni pudër për ta definuar formën e vetullave edhe më shumë. Qëllimi është që të bëni vetullat të duken më të trasha, por provoni mos t’i mbushni shumë këndet e brendshme të vetullave ose ta bëni fundin e vetullave të duket shume i ashpër.

Hapi 6: Krihni vetullat përsëri me një brushë për krehje për të shpërndarë ngjyrën dhe për të lehtësuar vijat e ashpra.

Hapi 7: Për të mbajtur vetullat në vend dhe për të mos lëvizur përdorni xhel me ngjyrë.

Hapi 8: Merrni një brushë dhe përdorni pudër të padukshme dhe shpërndajeni në perimetrin e vetullave. Kjo bënë vetullat të duken të pastra dhe të formuara.

Në fund

Definimi i përkryer i vetullave ndihmon në formësimin e gjithë fytyrës, edhe nëse nuk keni përdorur makijazh.

MUND TË JU PËLQEJNË