Sipas një studimi të kohëve të fundit, ushqimi më i mirë për të ngrënë për mëngjes është tërshëra.

Ky studim përfshiu 36 burra dhe gra, të cilët u ndanë në tri grupe të ndryshme – grupi i parë konsumoi tërshërë për mëngjes, grupi i dytë drithëra dhe grupit të tretë u është thënë të mos e konsumojnë mëngjesin dhe të pinë vetëm ujë.

Si grupi i parë ashtu edhe i dyti konsumuan 350 kalori në total. Gjatë tre orëve të ardhshme, të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua të tregonin disa herë nivelin e ngopjes dhe poashtu u morën mostra të gjakut për të monitoruar nivelin e tyre të sheqerit në gjak.

Pas kësaj, të gjithë pjesëmarrësit në studim konsumuan të njëjtën drekë, transmeton Klan Kosova.

Siç pritej, shkencëtarët konfirmuan se grupi që konsumoi tërshërë ishte më pak i uritur gjatë mëngjesit dhe pasdites dhe konsumuan 31 % më pak kalori në drekë.

Përveç kësaj, konsumimi i tërshërës kishte efekt edhe tek njerëzit me mbipeshë, të cilët konsumonin 50 % kalori më pak në drekë.

Grupi që konsumoi drithëra për mëngjes ndiheshin të uritur tri orë pasi kishin ngrënë mëngjes. Ndjenja e njejtë e urisë u paraqit edhe tek ata që konsumuan vetëm ujë.

Pse është kështu kur grupi i parë (tërshërë) dhe i dyti (drithërat) kanë konsumuar sasinë e njejtë të kalorive për mëngjes?

Kjo ndodh për faktin se tërshëra qëndron më gjatë në stomakun tuaj, ndërsa drithërat (që kanë nivel të lartë të sheqerit) bëjnë që niveli i glukozës të bie shpejt dhe papritur.

Ky studim është vetëm një nga shumë studimet që konfirmon se sa e rëndësishme është të konsumoni tërshërë nëse dëshironi të humbni peshë.

Por pse të zgjidhni tërshërën?

Tërshëra dhe nënproduktet e saj janë kanë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore.

Por jo domosdoshmërisht duhet t’i konsumoni vetëm për mëngjes. Në fakt, ju mund të kombinoni tërshërën me të gjitha ushqimet- shtojini si një pjatë anësore për ushqimin tuaj të preferuar, qoftë me me perime të ziera, sallata ose edhe me ushqime të ëmbla.

Përfitimet e tjera shëndetësore:

Ju mban të ngopur për kohë të gjatë

Ul nivelin e kolesterolit në gjak

Ul tensionin e gjakut

Redukton rrezikun nga kanceri

MUND TË JU PËLQEJNË