Edhe pse nuk na pëlqen stresi pothuajse është pjesë e jetës tonë çdo ditë.

Shqetësimet e shumta në jetën e përditshme shpeshherë na bëjnë të kalojmë stres të vazhdueshëm. Ky stres na ndikon në aktivitetet që bëjmë, në trupin tonë dhe humorin që kemi, një dietë e mirë ushqimore do të ishte një ndihmesë për ta kaluar.

Më poshtë do të gjeni edhe 8 vitamina të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë, të krijoni imunitet ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe të flini të qetë:

VITAMINA B

Vitamina B rekomandohet kryesisht për luftën kundër stresit dhe këshillohet që vitaminën B gjithmonë ta shoqëroni me një vitaminë tjetër po të grupit B, sepse efekti i saj do të jetë më i lartë.

L-TRIPTOFANI

L- Triptofani është një aminoacid për të cilin trupi ynë ka nevojë për të prodhuar seratoninën dhe melatoninën. Niveli i seratoninës ndihmon organizmin tonë që të ndihet mirë, ndërsa melatonina është e nevojshme për të fjetur mirë.

KALCIUMI DHE MAGNEZI

Kalciumi dhe magnezi punojnë gjithmonë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

VITAMINA C DHE D

Sistemi ynë imunitar dobësohet shumë sidomos gjatë periudhave kur ne jemi të stresuar. Një dozë e vogël vitamine C dhe D, e ndihmon sistemin tonë të krijojë imunitet ndaj viruseve të ndryshme stinore.

Multivitaminat, Omega 3

Edhe vitaminat e mësipërme janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë në reduktimin e stresit.

MUND TË JU PËLQEJNË