Për moshën që ka ka arritur aq shumë, sa sukseset e saj janë shndërruar në lakmi e shpesh herë edhe në xhelozi.

Talentin dhe shkathësitë për moderim, Blerona Zeqiri ka ditur shumë mirë ti udhëheqë, dhe ti drejtojë në rrugën më të denjë deri më sot, shkruan Kosovarja.

 

Dashuria për profesionin e saj e ka motivuar të punojë ende më shumë, dhe të shndërrohet në një gazetare profesionale e të shkëlqyeshme.

Prej vitesh në emisonin më të shikuar “1 kafe prej shpis”, ku çdo javë mbledh para ekranit me mijëra shikues besnikë.

Blerona edhe pse nuk ndalet së punuari e treguari veten e saj, gjen kohë edhe për të dalë e për të shijuar jetën e saj.

Duke mos e zënë vendi vendi, vështirë se mund ta shohim të stacionuar diku, pasi edhe në këtë aspekt është goxha e palodhshme.

Mbrapa shëtitje dhe vizitave të ndryshme në çdo vend, qëndrojnë imazhet dhe videot që sjell kohë pas kohe.

Vështirë të shkojë në ndonjë vend e të mos marrë poza, të cilat i shkojnë shumë, madje nganjëherë nuk i pengon të lazdrohet e të realizojë ndonjë paraqitje të bukur.

Një shembull të tillë i keni në vijim. /Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË