Elita Rudi është moderatorja e njohur që për vite me radhë ka lënë mbresa tek një audiencë e gjerë.

Paraqitjet e saj publike dhe prezantimet në emisionet e saj ka bërë të jetë e adhuruar dhe e vlerësuar deri në maksimum, shkruan Kosovarja.

 

Ndonëse ishte prezente për shumë vite në ekran, tani moderatorja bukuroshe ka muaj që është shkëputur nga çdo paraqitje publike, pasi iu është përkushtuar kokë e këmbë djalit të saj.

Por, ani pse është pak më e tërhequr nga fansat e saj, nuk po lejon të harrohet, dhe po iu qëndron afër adhuruesve të saj përmes rrjeteve sociale.

Ajo aty ofron gjithçka për ta, duke i njoftuar për të gjitha të rejat e saj, madje ka raste që hap edhe debate me ta dhe këtë e bën përmes opsionit të hapur pyetje dhe përgjigje.

Duke e bërë këtë veprim me gjithë qejf, Elita edhe sot u hap duke iu dhënë këtë mundësi ndjekësve, duke iu përgjigjur për çfarëdo që pyesin ata.

E pyetën se çfarë e pyetën, por nuk harruan dot t’ia përmendnin Gjikon, duke i thënë “Lum gjiko për ty”.

E, se si ishte përgjigja dhe reagimi i saj për këtë, mund ta kuptoni vetëm përmes fotografisë në vijim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË