Bella Hadid sot feston ditëlindjen.

Modelja e njohur, Bella Hadid sot feston ditëlindjen, ajo mbushi plot 23 vjet jetë.

Ajo me këtë rast ka pranuar urime të shumta, por padyshim se më të veçantat janë ato të familjes së saj.

Urimin më të ëmbël ia bëri motra, Gigi, e cila postoi fotografi nga fëmijëria e tyre, me të cilat tregon se si ishte kujdesur për të kur ishte e vogël.

Po ashtu, Gigi e falënderoi nënën, Yolanda Hadid, që ia bëri një motër siç është Bella. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË