Aktroi turk, Yigit Kagan Yazici edhe pse vetëm 12 -vjeçar ka arritur që të ketë famë të madhe brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë.

Fal talentit për aktrim Yigti bënë pjesë në mesin e aktorëve më të kërkuar në Turqi. Me rolin e tij të “Mertit” te seriali “Mos ma lësho dorën”, ai rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. Yigiti në këtë serial luan në mënyrë profesionale rolin e një fëmije me autizëm.

Por, përveç aktrimit, aktori 12-vjeçar kohën e lirë ka filluar ta kalojë në palestër, duke luajtur basketboll. “Mos ma lësho dorën” është seriali i ri që ka filluar të transmetohet në ekranin e RTV21.

Rrëfim krejt i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme e bëjnë këtë serial të pëlqehet nga publiku.

MUND TË JU PËLQEJNË