Ata u martuan vitin e kaluar

Emri i Angela Martinit tash e sa kohë i pushton mediat rozë, e kjo falë karrierës së bujshme si modele por që nuk mbet pa u komentuar edhe për jetën private.

Qe një vit Martini u martua me biznesmenin e njohur rumun, Dragos Savulescu.

Në njëvjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre me martesë, Martini ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj momente romantike nga festa e tyre.

Në Instagram ka publikuar disa fotografi me bashkëshortin e saj, dhe disa video nga dhoma e hotelit në Milan të Italisë, shkruan rtv21.tv

 

MUND TË JU PËLQEJNË