Sot në Sallën e Kuqe në kryeqytet, për të shënuar 86 vjetorin e lindjes së bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha u organizua një ngjarje kulturore.

Në këtë event morën pjesë emra të njohur të artit e kulturës, por edhe nga skena politike, shkruan Indeksonline.

Një moment emocional përmes llogarisë së saj Instagram ka ndarë edhe këngëtarja shqiptare, Era Rusi.

Ajo shihet duke u përkulur para Nexhmije Pagarushës ndërsa ka shkruar: Kur te jep bekimin Nexhmije Pagarusha. Vleresimi perkedheles i emblemes se kenges per mua dhe karrieren time.E dehur nga emocioni… Jete te gjate, me kenge ne buze!

MUND TË JU PËLQEJNË