Këngëtarja Nicki Minaj është duke e shijuar jetën e beqarisë. Që nga mosha 15 vjeçare ajo ka kërcyer nga një lidhje në tjetrën.

Ajo u spekulua se është në lidhje të re gjatë këtyre dy jave por ajo mohoi këto në emisionin e Ellen DeGeneres, duke thënë se nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj, transmeton Indeksonline.

“Unë gjithmonë kam qenë në lidhje që nga mosha 15 vjeçare dhe kjo është hera e parë që jam singel. Jam më e lumtur, jam më e lirë” u shprehë ajo.

Nicki ajo po ashtu mohoj që të ketë qenë ndonjëherë në lidhje me reperët Drake dhe Nas. Ajo foli edhe për romancën me reperin Meek Mill.

“Unë isha në lidhje me Meek. Ishte shumë toksike por ne e përfunduam atë” u shprehë Minaj.

Nicki dhe Meek u ndanë në vitin 2017 për shkak që kishin probleme në komunikim. Këngëtarja u raportua se ishte në lidhje me reperin Eminem gjatë këtij viti por asgjë nuk u konfirmua./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË