Nicki Minaj ka ‘thumbuar’ kolegen me intervistën e fundit.

Nicki Minaj ka rifilluar ‘luftën’ me Cardi B me deklaratën që bëri në ‘Joe Budden Podcast’ ku thotë se vetëm me tekstet dhe talentin e saj në muzikë ka arritur suksesin e jo duke dalë me Dj të ndryshëm.

“Kam shkruar vargjet dhe kam bërë çfarëdo dreqin ishte e nevojshme. Pa Instagram, pa ‘reality show’, pa bërë seks me DJ.”- është shprehur Nicki.

Nicki vazhdoi ‘thumbimet’ duke thënë: “Do ndihesha super e çmendur nëse do kisha arritur një vend të parë dhe Grammys e s’do isha në asnjë listë të 50 më të mirëve.” Dhe është pikërisht Cardi B ajo që ka Grammy, por nuk ishte pjesë e listës së Ebro Darden për 50 reperet më të mirë të gjitha kohërave. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË