Këngëtari i njohur shtrihet në spital.

French Montana është dërguar me ambulancë në spital të enjten, pasi kishte probleme me zemër dhe dhimbje të forta në stomak.

Pas thirrjes së 911, policët besuan se reperit ishte i dehur, por ekipi e kundërshtoi atë, shkruan TMZ.

Thuhet se kur policët arritën në shtëpinë e reperit, ata u futën brenda me forcë si dhe prangosën disa persona.

Reperi ishte në dhomën e tij të gjumit duke fjetur, ndërsa personat që gjendeshin në shtëpi thanë se ai nuk po ndihej mirë.

Kur policët e zgjuan atë nga gjumi, French filloi të bërtasë, sepse nuk e dinte se çfarë po ndodhte dhe më pas u rrëzua.

Me këtë rast, policia thirri ambulancën.

Burime të afërta me French Montanën thonë se ai nuk ishte i dehur, por ka informacione shtesë që e vendosin skenën në atë kontekst.

Një fqinj e kishte thirrur 911, duke besuar se shtëpinë e reperit në Calabasas po e plaçkisnin.

Megjithatë, mejkët e kanë mjekuar reperin, për të parë se çfarë ia ka shkaktuar problemet në zemër dhe stomak.

Mandatory Credit: Photo by Katch/REX/Shutterstock (9239273o)
French Montana performing
Celebrities at BASE Dubai, United Arab Emirates – 23 Nov 2017
BASE, Dubai’s homegrown super-club, is designed by some of the industry’s leading creative masterminds and is equipped with a state-of-the-art sound system, one of the most advanced immersive lighting systems in the world and walls adorned with the work of distinguished calligrapher Pokras Lampas. With its multi-tiered adaptable layout, VIP areas, and 1,000 capacity dancefloor, BASE is home to some of the world’s best artists and performers.

MUND TË JU PËLQEJNË