Këngëtari i njohur Mentor Haziri, i ftuar në emisionin “Why Not”, përpos muzikës, foli edhe për pasionin e tij për të eksploruar Shqipërinë, gjithashtu edhe për kontrastet që ka turizmi në Shqipëri dhe mungesën e infrastrukturës.

“Kam qenë me një mikun nga Amerika në Jalë para dy vjetësh dhe është vënë në kontrast, se është e çuditshme. Ke një vend ku ka sushi, një shampanjë 600 euro në plazh dhe ke vendin tjetër ku s’ke ku të flesh dhe ku helmohesh me ushqimin, në vetëm 50 m diferencë. Kjo është çka të ofron turizmi shqiptar.

Aq bukuri të mëdha ka Shqipëria sa ne nuk i dimë as vetë, duhet t’i çojmë përpara. Ato çohen përpara me infrastrukturë, me urbanizëm, sepse nuk dua të shkoj në Theth dhe të shikoj një rrugë horror, aq të prishur, derisa arrij aty të shikoj ato ujëvara aq të bukura që ka Thethi, magjinë”, u shpreh Mentori.

MUND TË JU PËLQEJNË