Armendi pas rikthimit duket se nuk do të ndalet.

Ai është rikther me një ri-përpunim të këngës së tij ‘Harrova’ të cilën e këndoi në duet me Tunën për albumin e saj ‘Fortuna’.

Ndërsa tani Armendi duket se po vjen me një këngë tjetër.

Është artisti Mentor Haziri ai i cili ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se ai dhe Armendi së shpejti do të publikojnë bashkëpunimin.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera por të dy jaë artistë që gjithmonë kanë sjellë hite dhe kjo besojmë se do të jetë një këngë që do të pëlqehet shumë nga publiku./Gazeta Express

MUND TË JU PËLQEJNË